99

Muzika mbjell hipokrizi

Abdullah ibën Mesudi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Muzika mbjell nifak (hipokrizi) në zemër.” [Sunen Ebi Daud, 4927]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Aspektin e mbjelljes së nifakut në zemër, do ta përmbledhim shkurtimisht duke e sqaruar atë nga libri i Ibën Kajjimit Igathetu el-Lahfan:

1) Muzika e josh zemrën dhe e pengon atë nga kuptimi i Kuranit dhe reflektimi për të; muzika të pengon që të punosh me mësimet e Kuranit.
2) Imani është fjalë dhe vepër: ta thuash të vërtetën dhe të punosh duke iu bindur Allahut. Nga ky iman mbijnë përmendja e Allahut dhe leximi i Kuranit, kurse hipokrizia është të thuash të pavërtetën dhe të punosh me të padrejtën, e nga kjo mbin muzika.
3) Disa nga shenjat e hipokrizisë janë: përmendja e rrallë e Allahut, përtesa për të falur namazin, falja e namazit shpejt dhe me pakujdesi. Shumë rrallë mund të gjesh një njeri që është i dhënë mbas muzikës, vetëm se ke për t’i parë tek ai këto veti të këqija.
4) Hipokrizia është e bazuar në gënjeshtër, kurse muzika është poezia më e rrejshme, sepse muzika të keqen e bën të mirë, e zbukuron atë dhe nxit që ajo të bëhet e keqe, kurse të mirën e bën të keqe dhe të largon prej të mirës. Pikërisht kjo është koka e hipokrizisë.
5) Hipokrizia është mashtrim, kurth dhe tradhti, kurse muzika është e bazuar në këto gjëra.
6) Hipokriti (munafiku) prish duke menduar se po bën përmirësim, siç ka lajmëruar Allahu për këtë gjë në lidhje me munafikët. Ai që dëgjon muzikë, e prish zemrën dhe gjendjen e tij duke menduar se e përmirëson atë.
7) Muzika e prish zemrën. Nëse prishet zemra, do të gufojë nifaku në të.