Ibën Kutejbe, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më pyeti njëri për fjalën e tij: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi, derisa ta marrin dijen nga të mëdhenjtë e tyre.” Unë thashë: “Kjo fjalë ka për qëllim se njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi, përderisa dijetarët e tyre të janë të mëdhenj në moshë dhe mos të jenë dijetarët e tyre të rinj, sepse nga plaku janë larguar kënaqësitë e rinisë, gjaknxehtësia, nxitimi dhe marrëzia; ai ka përfituar eksperiencë dhe përvojë, kështu që në dijen e tij nuk futet dyshimi; atë as nuk e mund epshi, as nuk e shtyn lakmia, as nuk e josh shejtani ashtu qysh e josh të riun. Krahas moshës, ai ka edhe maturi, fisnikëri dhe dinjitet, ndërsa i riu mund të bjerë në këto gjëra nga të cilat plaku është i sigurt. Nëse i riu bie në to dhe jep fetva, atëherë ai shkatërron veten e tij dhe të tjerët.” [Nasijhatu Ehli el-Hadith, i Bagdadit, 8]