Sa madhështore që është ajo fjalë e sa lavdërim i qëlluar është për njerëzit që të bëjnë nder e të bëjnë mirë, sepse ajo në vetvete është pranim i mangësisë dhe pamundësisë për ta kthyer shpërblimin, porse ia lë Allahut që t’i shpërblejë ata me shpërblimin më të bollshëm e më të plotë. Sikurse ka thënë dikush nga Selefët: “Nëse duart e tua nuk arrijnë dot që ta kthejnë shpërblimin, atëherë zgjate gjuhën tënde duke falënderuar e duke bërë dua për njeriun që të bëri mirë, që ai të marrë shpërblimin e bollshëm.