97
Provova gjuhën time
Tausi, Allahu e mëshiroftë, pas një heshtje të gjatë, merrte leje dhe thoshte: “Unë e kam provuar gjuhën time dhe kam parë se ajo është e poshtër dhe e ligë.” [Es-Samt, i Ibën Ebi Dunjasë, 92]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kur të vërtetohet ligësia e dikujt, atij i thuhet së është i lig dhe i poshtër. Ai që e provon gjuhën e tij, do ta gjejë me këtë cilësi, madje edhe më keq. Prandaj, ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë.