96

Agjërimi i Ashuras

Muhamed ibën Shihab ez-Zuhrij, Allahu e mëshiroftë, gjatë udhëtimit, agjëronte ditën e Ashuras. Dikush i tha: “A po e agjëron ditën e Ashuras duke qenë udhëtar dhe e prish agjërimin në Ramazan (kur je udhëtar)? Ai ia ktheu: “Ramazani ka plotë ditë të tjera (për ta kompensuar atë ditë), kurse Ashureja humbet.” [Shu’abul-Iman, i Bejhakiut, 3518]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Këtë e bënin për shkak të dëshirës së madhe që kishin për kohët e bekuara. Allahu na e mundësoftë që të përfitojmë të gjithë nga mirësitë dhe begatitë e kësaj kohe!