95

Sa lutës i keq që je ti!

Umer ibën Abdul Aziz, Allahu e mëshiroftë, kaloi pranë një burri i cili mbante në dorë një guralec me të cilin lozte me të dhe ndërkohë thoshte: “O Allah, më marto me hyrijet e Xhenetit.” Umeri u kthye nga ai dhe i tha: “Sa lutës i keq që je! Hidhi guralecët dhe lutju Allahut me përqendrim!” [Hiljetul-Eulija, i ibën Ebi Nuajmit, 5/278]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kurse në kohën tonë, ekziston një guralec me një ngjyrë tjetër, të cilin njerëzit e mbajnë në duar shumicën e kohës, i cili i ka angazhuar zemrat më shumë sesa duart me një mori të madhe lojërash dhe dëfrimi. Si rrjedhojë, nuk di si t’i lutet Allahut, si t’i përgjërohet dhe t’i kërkojë diçka. Këtyre u thua me plot guxim: “A po e mbyll atë telefon dhe ta bësh lutjen ndaj Allahut me sinqeritet?”