93

Pastrimi i zemrave

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Pa dyshim se për çdo gjë ka pastrim dhe ajo që i pastron zemrat është përkujtimi i Allahut.” [Shuabul-Iman, i Bejhakiut, 520]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka dyshim se zemra ndryshket ashtu siç ndryshket bakri, argjendi, etj., ndërsa pastrimi i zemrës bëhet me përmendjen e Allahut. Përmendja e Allahut e pastron zemrën dhe e bën si pasqyra e bardhë. Nëse lihet përmendja e Allahut, ajo ndryshket, e kur të përmendet Allahu, ajo pastrohet.” [El-Uabilu es-Sajjib, fq. 92]