92
Perdja e Allahut
Ka thënë Abdullah ibn Sheudheb, Allahu e mëshiroftë: “Disa njerëz u mblodhën dhe filluan të përkujtojnë se cila është mirësia më e madhe. Njëri prej tyre tha: ‘Më e madhja është perdja që Allahu ka vendosur mes nesh.’ Kështu, ata thanë se kjo ishte fjala më e saktë.” [Hiljetul-Eulija, i Ebu Nu'ajmit, 6/131]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Sa mirësi e madhe që është kjo! Nëse do të hiqej kjo perde, do të shfaqeshin mangësitë dhe gjynahet e njerëzve. Gjithsesi, e lusim Atë që na i ka mbuluar gjynahet, të na i fal ato! Me të vërtetë që Ai i mbulon gjynahet dhe është Falës i madh."