Do të thotë: Nëse Allahu u jep njerëzve jetë të gjatë, lexuesit e Kuranit nuk ka për t’i kapluar ajo që i kaplon njerëzit në përgjithësi, e që është humbja e logjikës.
Siç ka thënë esh-Shabij, Allahu e mëshiroftë: “Ai që e lexon Kuranin, nuk ka për t'u bërë matuf në pleqëri.” [El-‘Umru ue esh-Shejbu, i Ibën Ebi Dunja, fq. 79]
Lum për atë që Allahu e ka nderuar që të jetë nga lexuesit e Kuranit.