90

Peshorja më e madhe

Transmetohet nga Sufjan ibën ‘Ujejneh, Allahu e mëshiroftë, se thoshte: “Pa dyshim se i Dërguari i Allahut ﷺ është ‘peshorja më e madhe’. Çështjet kthehen tek ai, te morali, jetëshkrimi dhe udhëzimi i tij. Çdo çështje që përputhet me këto, atëherë ajo është e vërteta dhe ajo gjë që e kundërshton, është e pavërteta.” [El-Xham’iu li Akhlaki Rauij ue Adabu Sam’i, Khatib el-Bagdadij, (8)]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Diçka të ngjashme me këtë ka thënë Ibën el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Ai është ‘peshorja e saktë’, me moralin, fjalët dhe veprat e të cilit peshohen morali, fjalët dhe veprat. Ai është ‘ndarësi i qartë” me ndjekjen e të cilit dallohet se kush janë pasuesit e të vërtetës dhe pasuesit të pavërtetës.” [I’ëlamul Muaki’in, 1/4]