9

Të mëshirshëm me njëri-tjetrin

Transmetohet nga Sufjan ibën Husejn, se ka thënë: “E përmenda për të keq një njeri përpara Ijas ibën Muauijes, e ai me vështroi në fytyrë dhe tha: ‘A i ke luftuar Romakët?’ Unë thashë: ‘Jo!’ Ai tha: ‘Po sindët, indianët dhe turqit?’ Unë i thashë: ‘Jo!’ Ai tha: ‘A paskan shpëtuar prej teje romakët, sindët, indianët dhe turqit dhe nuk po shpëton dot prej teje vëllai yt Musliman?!’ Sufjani tha: ‘Unë nuk e përsërita më këtë gabim.’” [El-Bidaje ue en-Nihaje, i Ibën Kethirit, 13/121]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo ishte zgjuarsia dhe sinqeriteti i Ijas bin Muauijes, ndonëse disa njerëz kanë shkuar më larg se kaq. Ata i vrasin pasuesit e Islamit dhe i lënë të lirë adhuruesit e idhujve. Ndërsa Allahu i ka përshkruar besimtarët me fjalën e Tij:

﴿ أَشِدَّآءُ عَلَى ٱلۡكُفَّارِ رُحَمَآءُ بَيۡنَهُمۡۖ تَرَىٰهُمۡ ﴾

“Të ashpër me pabesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.”
[el-Fet’h, 29]

Dhe me fjalën e Tij:

﴿ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ﴾

“Të përulur ndaj besimtarëve dhe të fuqishëm kundër pabesimtarëve.”

[el-Maide, 54]