8
Nënçmimi i njerëzve
Ka thënë Abdullah Ibnul Mubarek: “Kush i nënçmon dijetarët, i humbet ahireti i tij; kush i nënçmon prijësit, i humbet dunjaja e tij; kush i nënçmon vëllezërit e tij, i humbet burrëria e tij.” [Sijeru Ea'lamin-Nubela, 15/425]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Shikimi i njerëzve me syrin e nënçmimit është një lloj mendjemadhësie dhe arrogance, prandaj njeriu i mençur nuk e nënçmon askënd. Ndërsa ai që i nënçmon njerëzit, ky do të jetë dënimi i tij.