10
Mundohu të gjesh justifikime për vëllain tënd
Ka thënë Ebu Kilabeh ‘AbdUllah Ibën Zejd el-Xhermij: “Nëse merr vesh diçka që e urren te vëllai yt, atëherë mundohu të gjesh justifikim për të, e nëse nuk gjen dot ndonjë justifikim për të, atëherë thuaji vetes tënde: Ndoshta ai ka një justifikim që unë nuk e di.” [Hiljetul-Eulija, i Ebu Nuajmit, 2/285]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ka dallim midis atij që mundohet të gjejë justifikim për vëllain e tij dhe atij që sajon gënjeshtra, shpik akuza dhe e interpreton fjalën apo veprën e vëllait të tij duke i dhënë domethënie që ai nuk e kishte për qëllim.