Ka thënë Shejkh Ibën ‘Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Dije se sikurse zinaja që ka lloje, ashtu siç i ndau i Dërguari ﷺ, po ashtu homoseksualiteti ka lloje: ka zina të organit gjenital dhe ka homoseksualitet të organit gjenital; ka zina të syrit dhe po ashtu ka homoseksualitet të syrit; ka zina të veshit dhe po ashtu ka homoseksualitet të veshit; ka zina të dorës dhe po ashtu ka homoseksualitet të dorës; ka zina të këmbës dhe po ashtu ka homoseksualitet të këmbës. Pra, mos mendo se homoseksualiteti është vetëm nëpërmjet organit gjenital, përkundrazi, ndodh edhe me sy. Nëse dikush kënaqet duke parë me sy një djalosh që nuk i ka mbirë mjekra akoma, atëherë ne themi: “Ky njeri ka bërë homoseksualitet me të.” Por a ka bërë homoseksualitet me vepër apo me shikim? Ka bërë homoseksualitet me shikim, prandaj duhet patur shumë kujdes te kjo çështje. Madje Neueuiju dhe një grup dijetarësh kanë thënë se: “Nuk lejohet absolutisht që ta shikosh djaloshin bukurosh njësoj siç nuk lejohet të shikosh femrën.” Por e sakta është se lejohet, përveç atëherë kur e shikon djaloshin për të kënaqur epshin, sepse kjo është haram.” [Tefsiri i Sures el-Furkan, fq. 158]