87
Kur jastëku të ndalon nga falja e namazit
Mexhze’eh ibën Zahir el-Esmelij transmeton nga njëri prej atyre që i dhanë besën Pejgamberit nën pemë, quhej Ehban ibën Aus. Ai vuante nga dhimbja e gjurit dhe kur ai bënte sexhde e vinte jastëkun poshtë gjurit. [Transmeton Bukhariu, nr. 4174]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ky Sahabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, vuri jastëk poshtë gjurit që të mos ndjente dhimbje dhe që kjo ta ndihmonte atë të përqendrohej në namaz. Krahasoje këtë me gjendjen e atij të cilin vet jastëku i tij ku e vendos kokën për të fjetur, e ndalon atë nga namazi dhe ai nuk ngrihet për t’u falur.