86
Mirësia e shpëtimit nga ideologjia e Khauarixhëve
Transmetohet nga Ebu ‘Alijeh er-Rijahij, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Unë kam dy begati, e nuk e di se cila nga ato është më e madhja: që Allahu më ka udhëzuar në Islam apo që nuk më ka bërë Harurij (Kharixhij)!” [Musannef Abdur-Rezzak, 18667]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Çdonjërin që Allahu e ka ruajtur nga ideologjia e Khauarixhëve, e ka detyrë që ta falënderojë Allahun për këtë mirësi të madhe, sidomos kur shikon në të kaluarën dhe në kohën tonë, guximin e madh të Khauarixhëve për t’i shpallur Muslimanët pabesimtarë dhe për të derdhur gjakun e tyre.