85
Këshillimi i bijve
Është transmetuar nga ‘Adij Ibën ‘Artah, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Bëhuni si ai burri që i tha birit të tij kur po e këshillonte: ‘O biri im, të këshilloj që ta falësh çdo namaz duke menduar se ti s’ke për të falur më namaz tjetër mbas tij se do të vdesësh. Hajde biri im të bëjmë vepra ashtu siç do t’i bënin dy burra që kanë përfunduar në Xhehenem dhe kërkojnë që të kthehen në jetë edhe një herë tjetër.’” [E ka transmetuar Ibën Battah në librin e tij El-Ibaneh, nr. 34]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Sa nevojë që kanë bijtë për të tilla këshilla prekëse dhe për këto përkujtime rizgjuese! Sidomos tani që janë dëfrimet dhe fitnet.