84
Tre cilësi
Transmetohet nga Muhamed ibën Ka'b el-Kurdij, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Kur Allahu ia do të mirën robit të Tij, i jep atij tre cilësi: kuptimin e fesë, asketizmin në dynja dhe t’i shohë gabimet e tij.” [Ez-Zuhd, i Ibën Mubarek, 282]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Për sa i përket kuptimit të fesë, kjo është dera e mirësisë dhe hyrja e saj. Asketizmi në dynja është shpëtim nga pengesat dhe çorientimet për të arritur atë mirësi. Kurse shikimi i të metave të vetvetes, është dera e pendimit dhe shtegu i kthimit drejt rrugës së mirësisë.