83

Realiteti i dashurisë për hir të Allahut

Transmetohet nga Jahja ibën Muadh er-Razij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Realiteti i dashurisë është se ajo nuk shtohet nga bamirësia dhe nuk pakësohet nga vrazhdësia.” [Ez-Zuhd ue Rakaik, i Khatib el-Bagdadit, 21]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo fjalë do të thotë: nuk e shton këtë dashuri duke të bërë mirë ty ai që ti e do për hir të Allahut, apo që ai të të dalë në ndihmë për ndonjë nevojë të kësaj bote. Këtë dashuri nuk e pakëson ndonjë rast kur ai është treguar i ftohtë apo jo korrekt ndaj teje, e të tjera, ngase dashuria nuk është për shkak të këtyre gjërave, porse ajo është e pastër vetëm për hir të Allahut. Këtë dashuri për hir të Allahut, nuk e njollosin hiset e dunjasë, qoftë nëse shtohet kjo hise apo pakësohet. Ndryshe nga dashuria që është e përzier me synime dhe interesa të kësaj bote, kjo lloj dashurie merr fund kur arrihet qëllimi apo kur nuk shpresohet më arritja e një qëllimi.