82

Ti ke një aspiratë

Ibrahim et-Tejmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E imagjinova veten sikur jam në Xhenet duke ngrënë nga frytet e tij, duke pirë nga lumenjtë e tij dhe duke i përqafuar virgjëreshat e Xhenetit. Pastaj e imagjinova veten time sikur jam në Zjarr duke ngrënë nga frytet e zekumit (pemës në Xhehenem) dhe duke pirë nga uji i qelbur, dhe i lidhur me zinxhirët dhe prangat e tij. Atëherë, i thashë vetes time: “O vetja ime, cilën po e zgjedh?” Ajo tha: “Dua të kthehem në dunja të bëj vepra të mira!” Pastaj i thashë vetes: “Ti tani ke një aspiratë, atëherë puno për të!” [Muhasebetu Nefs, i Ibën Ebi Dunjasë, 10]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Sa gjurmë të mira që lë përkujtimi i përfundimit në frenimin e vetes dhe kthimin e saj në të vërtetën! Sa gjurmë të këqija që lë shkujdesja në shfrenimin e vetes dhe dhënien e saj pas kënaqësive të përkohshme.