81
Nuk ka mirësi te filani
Është transmetuar nga ‘Aun Ibën ‘AbdUllah, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Nëse dikush e qorton vetveten, mos të thotë assesi “S’ka mirësi në veten time!” Sepse ne kemi në vetët tona Teuhidin, porse le të thotë “Kam frikë se do të më shkatërrojë ligësia që kam përbrenda vetes sime!” [Shu’ab el-Iman, i Bejhakiut, nr. 7159]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: E akoma më parësore është që ai mos ta thotë atë fjalë kur qorton të tjerët. E sa shpesh që del kjo fjalë nga gjuhët e njerëzve kur qortojnë ndonjë person, disa prej tyre madje betohen duke thënë: “Pasha Allahun, nuk ka kurrfarë të mire te filani!”