7

Shtimi dhe pakësimi i Imanit

Transmetohet nga Umejr bin Habib el-Khatmij, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imani shtohet dhe pakësohet.” Dikush e pyeti atë duke i thënë: “Si shtohet dhe si pakësohet?” Ai tha: “Kur ne e përmendim Zotin tonë dhe kemi frikë prej Tij, imani shtohet. Kur ne shkujdesemi, harrojmë dhe humbasim, imani pakësohet.” [Transmeton Ibën Ebi Shejbeh në el-Iman nr. 14]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Sa e nevojshme që është që robi t’i dijë shkaqet me të cilat shtohet imani i tij, në mënyrë që t’u përmbahet atyre dhe t’i ruajë ato! Po ashtu, të dijë shkaqet me të cilat pakësohet imani i tij, në mënyrë që t’i shmangë dhe të ruhet vazhdimisht që të mos bjerë në to. Kështu, ai do ta ruajë fenë e tij dhe do ta mbrojë imanin e tij.