79

Të preokupohesh me të metat e njerëzve

Ka thënë Aun Ibën Abdullah, Allahu e mëshiroftë: “Nuk mendoj se dikush preokupohet me të metat e njerëzve, vetëm se ai që është i shkujdesur ndaj vetes së tij.” [Es-Samt, i ibën Ebi Dunjasë, 198]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Të vërtetën e ka thënë, Allahu e mëshiroftë! Ka njerëz që shohin qimen te syri i vëllait të tij, e nuk e shohin trarin te sytë e vet. Ndoshta gdhihet dhe i ikën namazi i sabahut me xhemat, kurse ai nuk ka brengë tjetër vetëm të gjurmojë të metat e të tjerëve.