78
Humbja e dijes
Ka thënë Imam Malik, Allahu e mëshiroftë: “Disa njerëz synuan adhurimin dhe braktisën diturinë, më pas dolën kundër Umetit të Muhamedit ﷺ me shpatë. E nëse do angazhoheshin me dije, nuk do e bënin këtë gjë.” [Miftahu Dari Seadeh, 1/119]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Për këtë arsye, hapi i parë që kokat e Khauarixhëve ndërmorën me ata që donin t'i tërhiqnin në kurthet e tyre, ishte largimi i tyre nga njerëzit e dijes dhe mbartësit e dijes.