77

Të dashurit e Allahut

Ka thënë esh-Shafi'ij, Allahu e mëshiroftë: “Nëse nuk janë dijetarët të dashurit e Allahut në botën tjetër, atëherë Allahu nuk ka të dashur.” [El-Fekih ue el-Mutefekkih, i Khatib el-Bagdatit, 138]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Pra, ata janë njerëzit që kanë dije dhe e njohin mirë Allahun dhe Sheriatin e Tij, të cilët kanë dije dhe punojnë me dijen e tyre. Për t'i njohur cilësitë e tyre, njeriut i mjafton të lexojë atë që ka përmendur Allahu i Lartësuar në lidhje me cilësitë e tyre në disa Sure të Kur' anit, si dhe atë që ka përmendur i Dërguari ﷺ sidomos në hadithin e njohur që flet për eulijatë (të dashurit e Tij). Pra, ata që janë përshkruar me këto cilësi, janë të dashurit e Allahut dhe nuk janë pretendues të rremë, të cilët pretendojnë se kanë cilësitë e Zotit që i ka vetëm Ai, me qëllim që të fitojnë nga pasuritë e njerëzve, të shtypin të tjerët dhe të bëjnë çrregullime.