Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, e ka garantuar rriskun e robërve. Andaj, çdo gjallesë e ka rriskun të garantuar nga Allahu. Kështu që, robi duhet t’ia lejë çështjen Furnizuesit të Tij dhe të kërkojë rriskun prej Atij; duhet ta dijë mirë se nuk vdes asnjë njeri pa e ngrënë plotësisht riskun e tij, si dhe nuk duhet të brengoset, përveç se atëherë kur prishet feja e tij.