74
Animi nga njerëzit që nuk janë në të vërtetën
Abdul-Uahid bin Zejd i tha Hasen el-Basrijut: “O babai i Seidit, më trego për një person që nuk ka marrë pjesë në fitnen e Ibën el-Muhel-leb, vetëm se e ka ndihmuar atë fitne me gjuhë dhe është pajtuar me zemër?” Ai i tha: “O nip, sa duar e therën devenë (në kohën e profetit Salih, alejhi selam)?” Unë i thashë: “Një dorë!” Ai tha: “A nuk u shkatërruan të gjithë ata për shkak të pajtimit dhe animit të tyre nga ai që e theri atë?” [Ez-Zuhd, i Imam Ahmedit, 1666]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ndoshta njeriu nuk merr pjesë me njerëzit e të pavërtetës në të pavërtetën e tyre, porse i përkrah veprat e tyre me gjuhë, ose pajtohet me zemër me të këqijat e tyre, kështu që ai është me ata.