Edukata ka këtë pozitë sepse është moral i vyer që ka njeriu dhe ky moral e shtyn atë që të thotë fjalë apo të bëjë vepra për të cilat falënderohet. Nuk ka gjë që i sjellë të mirat, siç i sjell edukata dhe nuk ka gjë që i largon të këqijat, siç i largon edukata. Edukata e drejton njeriun drejt çdo vlere dhe mirësie dhe e pengon atë nga çdo e keqe dhe ligësi. Edukata është simboli i shpëtimit të tij dhe rruga e lumturisë së tij në këtë botë dhe në botën tjetër.