68
Tradhtia ndaj udhëheqësit
Transmetohet nga Abdul-Hamid bin Abdullah bin Muslim bin Jesar se ka thënë: “Kur u burgos Ibën Sirini, rojtari i burgut i tha: ‘Kur të bëhet natë, shko te familja jote, e kur të zbardhë drita, kthehu!’ Ibën Sirini i tha: ‘Jo, pasha Allahun! Nuk të përkrah për të tradhtuar udhëheqësin.’” [Tarikhu Bagdad, i Khatib el-Bagdadit, 5/334]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ka dallim midis këtij menhexhi (metodologjie) të begatë që bazohet në fetari, besnikëri dhe devotshmëri dhe atij që nuk e vret mendjen për asgjë vetëm se për atë që ia do qejfi i tij.