67
Nderimi i vetvetes dhe poshtërimi i saj
Transmetohet nga Jahja bin Ebi Kethir, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Dikur është thënë: ‘Robërit nuk e nderojnë veten me diçka tjetër siç e nderojnë me bindjen ndaj Allahut dhe nuk e poshtërojnë veten me diçka siç e poshtërojnë me mëkate duke i bërë Allahut të Lartësuar.’” [Mehasinu Nefs, i ibën Ebi Dunjasë, 98]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ka njerëz që e nderojnë veten dhe ka të tjerë që e poshtërojnë veten. Ai që përpiqet ta nënshtrojë veten duke e vënë atë në adhurim dhe bindje ndaj Allahut, ai e ka nderuar dhe e ka pastruar vetveten; kush e zhyt veten në mëkate, ai vetëm se e ka poshtëruar dhe njollosur veten.