66

Konsultimi

El-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai që konsultohet me një këshillues, nuk do të pendohet.” [Raudatul-Ukala, i Ibën Hibbanit, fq. 193]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Konsultimi është udhëzim dhe qëndrueshmëri. Ai që konsultohet duke kërkuar udhëzime dhe këshilla, nuk do të ndjejë keqardhje. Jo çdokush është i zoti për të dhënë këshilla, porse i zoti është ai që është i udhëzuar për vete dhe është udhëzues edhe për të tjerët. Sa e sa njerëz kanë zgjedhur rrugë të pahijshme për shkak se janë konsultuar me njerëz që nuk janë për konsultime.