65

Dituria dhe bindja e thellë

Transmetohet nga Ebi Seid el-Kharraz, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Dituria është ajo që të përdorë dhe bindja e thellë është ajo që të shtyn.” [Iktidau el-Ilm ue el-‘Amel, i Khatib el-Bagdadit, 36]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ky është një përshkrim i bukur që i bëhet diturisë së dobishme dhe bindjes së vërtetë. Pra, dituria është ajo që të përdorë t’i bindesh Allahut dhe të kujdesesh për adhurimin, kurse bindja e thellë është ajo që të shtyn në rrugëtimin tënd drejt Allahut. Sikur të mos ishte bindja e thellë, udhëtari nuk do ta merrte këtë rrugë për tek Allahu.”