63

Mirësitë e moralit

Transmetohet nga Thabit bin Ubejd, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Nuk kam parë njeri më fisnik kur takohej me njerëzit dhe as më shakaxhi në shtëpinë e tij, se Zejd bin Thabiti.” [El-Edeb el-Mufred i Bukhariut, 286]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është nga mirësitë e moralit, që njeriu të jetë i butë në shtëpinë e tij; të jetë i mëshirshëm, të bëjë shaka dhe të jetë ngushëllues për gruan dhe fëmijët e tij, sepse në shumicën e rasteve kur i zoti i shtëpisë kthehet në shtëpinë e tij, është i lodhur dhe i rraskapitur nga puna, nga përzierja me njerëzit dhe marrëdhëniet me ta. Në shumicën e rasteve, kur dikush hyn në shtëpinë e tij, dëshiron qetësi dhe rehati; nuk do të dëgjojë zëra e të flasë me dikë, e ku më të bëjë ndonjë lëvizje që të sjellë atmosferë gëzimi apo të sillet butë me njerëzit e shtëpisë.

Nëse njeriu është zemërhapur, e përmirëson moralin dhe e shfaq këtë moral kur hyn në shtëpinë e tij, atëherë ky moral do t’i përfshijë fëmijët dhe njerëzit e shtëpisë së tij duke u sjellë butë me ta, duke i ngushëlluar ata dhe duke u sjellë me këtë moral të vyer.