62
Dy cilësi
Transmetohet nga Jahja bin Ebi Kethir, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Nëse i sheh këto dy cilësi te një njeri, dije se mbrapa këtyre ka gjëra më të mira se këto, e ato janë: frenimi i gjuhës dhe ruajtja e vazhdueshme e namazit.” [Es-Samtu, i ibën Ebi Dunjasë, fq. 564]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ruajtja, frenimi dhe kontrollimi i gjuhës, konsiderohet ruajtje për të gjitha gjymtyrët, sepse gjymtyrët e pasojnë dhe i binden gjuhës; ndërsa ruajtja e namazit konsiderohet ndihmesë për robin për t’i fituar të gjitha mirësitë dhe është pengesë ndaj të këqijave dhe gjynaheve.