61

Siç ua bën ti të tjerëve, do ta bëjnë edhe të tjerët ty

Transmetohet nga Jahja ibën Seid, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Na kanë thënë se ai që e poshtëron një plak, nuk ka për të vdekur derisa Allahu t’ia dërgojë dikë që ta poshtërojë atë në pleqërinë e tij, nëse ai e arrin këtë moshë.” [El-‘Umr ue esh-Shejb i ibën Ebi Dunjasë, fq. 1343]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Shumë të moshuar kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes të veçantë. Po ashtu, kanë nevojë për përkujdesje trupore, shpirtërore dhe sociale. Ashtu siç ua bën ti të tjerëve, edhe të tjerët kanë për të ta bërë të njëjtën gjë. Ai që i njeh të drejtat e tyre dhe i kryen obligimet që ka ndaj tyre, Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, do t’i caktojë ndonjë që do ta marrë përsipër për t'ia kryer të drejtat dhe detyrimet e tij; dhe anasjelltas, ai që nuk i përmbush të drejtat e tyre dhe i neglizhon detyrimet që ka ndaj tyre, ose u bën keq atyre, Allahu ka për t’i çuar ndonjë që do t’ia bëjë të njëjtën gjë.