60

Përmendja e mirësive

Transmeton Sel-lam ibn Ebi Muutij', i cili thotë: Vajtëm te Se'id ibën Ijas el-Xhurejrij, i cili ishte prej dijetarëve të Basras dhe sapo ishte kthyer nga Haxhi, e filloi të thoshte: “Allahu na bëri të përjetojmë këtë e këtë mirësi në udhëtimin tonë.” Më pas tha: “Thuhet se përmendja e mirësive është prej falënderimit.” [Hiljetul-Eulijaa, i Ebu Nuajmit, 6/200]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Shumë njerëz përmendin shqetësimet, lodhjet dhe vështirësitë që kanë përjetuar gjatë kryerjes së Haxhit, e nuk i përmendin mirësitë.