Ai që e ka humbur kapitalin e tij, si mund të ketë zell për të nxjerrë fitime? Është e pamundur që të ngelet fitimi pa pasur një kapital. Pra, humbja e kapitalit është shkatërrim, fatkeqësi dhe keqardhje, kurse ruajtja e kapitalit është fitim dhe lumturi në dunja dhe ahiret. Shumë njerëz janë të zënë me fitimet e tyre imagjinare duke e braktisur kapitalin.