5
Përgatitja për Ramazan
Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, se ka thënë: “Nëse do të agjërosh, le të agjërojë dëgjimi, shikimi dhe gjuha jote nga gënjeshtra dhe gjynahet. Mos i bëj dëm shërbëtorit. Ji i qetë dhe i rehatshëm ditën e agjërimit tënd. Mos i bëj të njëjta ditët që agjëron me ditët që nuk agjëron." [El-Musannef i Ibën Ebi Shejbeh, 8973]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo është një nga mënyrat brilante të përgatitjes për Ramazan, sepse Ramazani është ligjësuar për t'i pastruar shpirtrat dhe zemrat, për ta realizuar devotshmërinë, për t'u distancuar prej gjynaheve, si dhe për t'i përmirësuar zemrat, gjuhët dhe gjymtyrët. Sa bukur që është për atë që e pret këtë muaj të begatë duke bërë përgatitje të mirë, në mënyrë që të përfitojë mirësitë e tij!