56

Dijetarët

Transmetohet nga Ebi el-Melih se ka thënë: Kam dëgjuar Mejmunen të thotë: “Dijetarët janë gjëja ime e humbur në çdo vend dhe ata janë pikësynimi im; kam gjetur rehatinë e zemrës time në mësimet me dijetarët.” [Hiljetul-Eulija i Ebu Nuajmit, 4/85]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Sa begati madhështore është që Muslimanit t’i jepet mundësia të mësojë me dijetarin, që ta njohë Zotin e tij dhe Pejgamberin e tij; të mësojë urdhrat e Allahut dhe kufijtë e Tij; të dijë dallimin midis asaj që e do Allahu dhe kënaqet me të dhe asaj që nuk e do Allahu dhe e urren. Pra, ai punon me urdhrat e Allahut për atë që duhet ta bëjë dhe atë që duhet ta braktisë. Sa gjurmë të bereqetshme lë dijetari tek ata që mësojnë me të.