55

Shoku

Sufjani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka diçka që të ndikojë më shumë në prishjen e njeriut apo përmirësimin e tij sesa shoku.” [El-Ibaneh, i Ibën Battas, 504]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo ndodh ngase natyra e njeriut është e prirë që të pasojë apo të përngjasojë me atë që shoqërohet, për këtë arsye shoqërimi me nxënësit e dijes, e nxit njeriun që të përpiqet për nxënien e dijes; shoqërimi me asketët, e bën atë që të jetë asket në këtë botë; shoqërimi me bidatçinjtë dhe pasuesit e epsheve, e hedh atë në humnerat e bidateve; shoqërimi me atë që rropatet pas dunjasë, e nxit atë që të përpiqet për dunjanë, e kështu me radhë. Andaj, është e domosdoshme për njeriun që t’i zgjedh miqtë dhe shokët e tij nga të cilët përfiton kur shoqërohet me ta dhe të ruhet tej mase nga shokët e këqij. Mundësia për t’u shoqëruar me shokë të mirë llogaritet një prej begative më të mëdha.