Ka thënë Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në poezinë e tij En-Nunijeh, në kapitullin Çelësi i portës së Xhenetit:
Portën e Xhenetit s’mund të tentosh për ta hapur,
Përveç se me çelësin që ka dhëmbëzimin e duhur,
Çelësi i tij është dëshmia e sinqeritetit,
E ai është çelësi i dëshmisë së Imanit,
Dhëmbëzat e tij janë veprat e Sheriatit,
Ato janë dhëmbëzat e çelësit të Xhenetit.
Andaj këtë shembull ti mos e harro kurrsesi,
E sa paqartësi me të kanë sqaruar ata që kanë dituri!