Me fjalën “gafa” janë për qëllim fjalët e çuditshme të dijetarëve të zhveshura nga argumentet si dhe mendimet e tyre të vështira. Ky person i zgjedh këto gafa të dijetarëve, duke u bazuar në ekstremizmin, teprimin dhe qëllimin e keq. Kështu, ky person parashtron pyetje që sjellin dyshime dhe si rrjedhojë shtohen polemikat dhe armiqësitë.
Ai që i kufizon ambiciet e veta vetëm për të gjurmuar këto gafa të dijetarëve, e nga ana tjetër nuk ka ambicie për të kuptuar librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij sipas qëllimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk i mëson dispozitat që ka vendosur Sheriati, të cilat janë fryt i veprave, atëherë ai vetëm se ka humbur kohën dhe është privuar nga begatia e dijes.