46

Arsyet e falënderimit gjatë fatkeqësive

Ka thënë Shurejh el-Kadij, Allahu e mëshiroftë:

"Sa herë që më kap ndonjë fatkeqësi, e falënderoj Allahun katër herë:
E falënderoj që kjo fatkeqësi nuk është më e madhe se kaq sa më ka rënë;
E falënderoj për durimin që më ka dhënë gjatë fatkeqësisë;
E falënderoj që ma ka mundësuar të shpresoj në sevape për shkak të fatkeqësisë;
E falënderoj që nuk më ka dërguar fatkeqësinë në Fenë time."

[Shu'abu el-Iman, i Bejhakiut, 9507]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Atij që i jepet sukses në arritjen e këtyre kuptimeve gjatë fatkeqësisë dhe ai e falënderon Allahun për to, atëherë fatkeqësia e tij është mirësi dhe begati për të. Të gjitha çështjet e besimtarit janë mirësi.