45

Morali është dhunti

Taus bin Kejsan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky moral është dhunti që Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, ia dhuron kujt të dojë nga robërit e Tij. Nëse Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, ia do të mirën një robi, i jep atij moral të mirë.” [Mekarimul-Akhlaak, i Ibën Ebi Dunjasë, 32]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Pra, i suksesshëm është ai që mundohet ta bëjë atë që e do Allahu duke kërkuar ndihmë vetëm nga Ai dhe duke shpresuar në ndihmën e Tij; ai shpreson që Allahu t’i japë nga hiseja e dhuratave të Tij dhe nga dhuntitë e begative të Tij. Nuk sjell të mira vetëm se Ai dhe nuk i largon të këqijat vetëm se Ai; nuk udhëzon drejt moralit më të mirë vetëm se Ai dhe nuk largon nga morali i keq vetëm se Ai.