44
Mbledhja e pasurisë nga puna hallall
Ka thënë Sejjid Ibnul-Musejjib, Allahu e mëshiroftë: “S’ka mirësi tek ai njeri, që s’do ta mbledhë lekun nga puna hallall, që të mos e ulë veten e tij para njerëzve (duke kërkuar nga pasuria e tyre), që nëpërmjet parasë të mbajë lidhjen me fisin e tij dhe që të japë zekatin e tij.” [Islah el-Mal, i Ibën Ebi Dunjasë, nr.55]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo këshillë e sinqertë përmban paralajmërimin që të mos ndjekësh dy rrugë të qortuara, të cilat janë: mbledhja e pasurisë nga punët që nuk janë hallall, me metoda të ndaluara për të bërë pasuri, ose që të rrijë njeriu i papunë, të mos punojë, e kështu t’u bëhet barrë të tjerëve.