Kjo është një këshillë madhështore e cila meriton që nxënësi i dijës t’i kushtojë vëmendje. Selefët, Allahu i mëshiroftë, e kishin shprehi që ta shfaqnin dijen në adhurimin e tyre, në moralin e tyre dhe në marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Siç ka thënë Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë: “Kur ndonjë njeri kërkonte dijen, nuk kalonte shumë kohë dhe tek ai vëreheshin gjurmët e dijes në shikimin e tij, në frikën e tij, në gjuhën, dorën, namazin dhe asketizmin e tij." [Transmeton Darimiu, 385]