41

Fama

Ka thënë el-Haseni, Allahu e mëshiroftë: “Nëse një njeri është dijetar (fekih) që ulet para njerëzve për t’ua mësuar fenë atyre dhe disa njerëz shohin se ai nuk është i qartë në të folurën e tij, mund të jetë që në realitet ai ka mundësi të flasë qartë, porse ai e bën këtë qëllimisht ngase urren që të bëhet i famshëm.” [Ez-Zuhd i Imam Ahmed ibën Hanbel, 1455]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

E nëse do të ishte një njeri injorant që ulet para njerëzve dhe do të fliste pa dituri, ai s’do të kishte dëshirë tjetër veçse që të bëhej i famshëm.