40
Xhihadi pa dije
Ka thënë el-Meruedhij, Allahu e mëshiroftë: “Dikush e pyeti Imam Ahmed ibën Hanbelin duke i thënë: ‘Një burrë posedon pesëqind dirhem, a t'i shpenzojë ato për në luftë dhe në xhihad apo të kërkojë dije?’ Ai tha: ‘Përderisa ai është injorant, është më e dashur për mua që ai të kërkojë dije.’” [El-Adab esh-Sher'ijjeh, i Ibën Muflih, 2/43]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Sa djem të umetit u turrën drejt asaj që mendonin se është xhihad dhe ndihmë për Fenë duke mos pasur dije dhe pasojat e veprave të tyre sollën shkatërrim më të madh se ajo që menduan të realizonin për umetin. Nëse ai do të shkonte të kërkonte dije te njerëzit e dijes dhe poseduesit e saj, do të kuptonte dhe do të shpëtonte.