Sa e sa njerëz ka që e rrezikojnë fenë e tyre, sidomos në këtë kohë që është lehtësuar komunikimi përmes rrjeteve moderne të komunikimit dhe kështu ata futen në grindje dhe polemika shterpe, të cilat shkaktojnë veçse ngurtësim të zemrave, dobësim të fesë, humbje të turpit dhe ndërrim të vazhdueshëm të ideologjive dhe mendimeve.