3

Vrasja e njeriut të cilën e ka ndaluar sheriati

Transmetohet nga Xhundub ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Gjëja e parë që do t’i ‘kalbet’ njeriut është barku i tij. Prandaj, kush ka mundësi që të hajë vetëm se të mirat, le ta bëjë atë; kush ka mundësi që të mos e vejë një pengesë sa një pëllëmbë midis tij dhe Xhenetit duke mos derdhur gjakun e dikujt, le ta bëjë atë.” [Transmeton Bukhariu, nr. 7152]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është një porosi e madhe që nxit për të ngrënë atë që është hallall dhe të mos derdhësh gjakun e dikujt. Kjo porosi është e dobishme nëse përputhet me zemrën e sinqertë që e kërkon të mirën dhe që zhvishet nga epshi. Për këtë arsye, kur atyre që u jepet kjo porosi nuk i kanë këto zemra, porse e kanë të kundërtën, kjo porosi nuk u bën dobi, por përkundrazi ata rebelohen dhe e ngrenë shpatën kundër Muslimanëve duke vrarë burra e fëmijë dhe për shkak të tyre fitneja bëhet më e madhe. Allahu na ndihmoftë!